Vajza është filmuar nga një qytetar, Chad Mock që e ka postuar videon në mediat" />

2-vjeçarja bie nga makina, përfundon në mes të rrugës [video]

2-vjeçarja bie nga makina, përfundon në mes të rrugës [video]

Një vajzë 2-vjeçare është gjetur në ndenjësen e makinës në mes të rrugës në Minesota.

Vajza është filmuar nga një qytetar, Chad Mock që e ka postuar videon në mediat sociale. Ndërsa po ecte me makinë i gjeti vogëlushen në mes të rrugës, ku po kalonin edhe mjete të tjera. Menjëherë ai ndaloi automjetin me të cilin po udhëtonte dhe u bëri me shenjë dhe shoferëve të tjerë që të ndalonin.

2-vjeçarja po udhëtonte së bashku me prindërit e tij me një veturë. Ajo ishte vendosur në ndenjëse në sendiljen e pasme të shoferit. Por kur vetura mori kthesën, vajza ra në mes të rrugës.

Mock, i cili po udhëtonte prapa veturës, pa vajzën e vogël që ra në rrugë dhe vrapo drejt saj.

Duke ngritur krahët në ajër, ai ndaloi një makinë që por afrohej shumë pranë vajzës.

“Nëse nuk do më kishte ndodhur mua, s’do ta besoja kurrë,”-tha ai në postimin në Facebook.

Fëmija iu nënshtrua një kontrolli dhe mjekët thanë se nuk kishte pësuar lëndime.

Prindërit e saj u kthyen sapo e kuptuan se çfarë kishte ndodhur. E ëma ishte ajo që drejtonte makinën. Policia tha se vajza ishte vendosur në ndjenjëse, por nuk ishte lidhur në automjet. Ndërsa po hetohet sesi u hap dera, duke bërë që ndenjësa të binte në rrugë së bashku me vajzën.