20 gra me COVID-19 kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë

20 gra me COVID-19 kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, 20 gra shtatzëna kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus, njofton Insajderi.

Ushtruesi i detyrës së Shërbimit Spitalor Kliniko Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka treguar se janë dy foshnja që kanë lindur e që janë diagnostikuar me COVID-19.

Krasniqi në televizionin Dukagjin, ka thënë se që prej se kur është shfaqur virusi COVID, Klinika e Gjinekologjisë ka qenë e kyçur në trajtimin e rasteve me COVID-19.

“Habitem se si njerëzit të cilët punojnë në QUKUK kanë harruar faktin se në gjinekologji që nga fillimi i pandemisë janë trajtuar femrat shtatzëne që kanë qenë pozitive. Kanë lindur 20 gra shtatzëne me COVID aktiv në momentin e lindjes. Klinika e Gjinekologjisë që nga fillimi ka qenë e kyçur në trajtimin e rasteve me COVID pozitiv dhe kemi pas dy foshnje që kanë lindur ose janë diagnostikuar menjëherë pas lindjes si COVID 19. Dhe një numër tjetër i foshnjave që kanë qenë si të dyshuar”, tha Krasniqi në emisionin ‘Zgjohu’ të Dukagjinit./Insajderi.com