20 punëtorë të Aeroportit të Prishtinës largohen nga puna

20 punëtorë të Aeroportit të Prishtinës largohen nga puna

20 punëtorë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë larguar nga puna gjatë së martës dhe së mërkurës.

Në mesin e tyre është edhe edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit, Bashkim Latifi.

Latifi për Kohën ka thënë se largimet nga puna janë të montuara dhe që të gjitha vijnë si pasojë e grevave që punëtorët e aeroportit kanë pasur vazhdimisht për shkak të pakënaqësisë.

Ndërkaq, në vendimin e menaxhmentit të Aeroportit thuhet se Latifi është larguar për shkak të shkeljeve të lehta dhe të rënda disiplinore.

“Bashkim Latifi punonjës i LIMAK Kosova në pozitën operator në XRay, i ndërpritet kontrata e punës pa periudhën e njoftimit për kryerje të shkeljeve të lehta disiplinore – duke e lënë vendin e punës të pambikëqyrur, pa arsye gjatë orarit të rregullt të punës, neglizhim të detyrave që reflektojnë në performancën e punës dhe dështimi për të zbatuar udhëzimet e punës të dhënë nga drejtori, ka kryer shkelje të rëndë disiplinore – dështim në kryerjen e detyrave të punës, performaca e dobët në nivelin sasior dhe cilësor si dhe vepra të tjera të përcaktuara me Ligjin e Punës, Rregulloren e Personelit dhe kontratën e punës të procedurës disiplinore…”, thuhet në vendim./Insajderi.com