20 rekordet e Cristiano Ronaldos

20 rekordet e Cristiano Ronaldos

Një tjetër ndeshje mbresëlënëse dhe të dhëna të pabesueshme për Cristiano Ronaldon. “Goal-getter” portugez i Real Madridit kapi kuotën e 103 golave në Ligën e Kampionëve me “hat-trick”-un e tij në fitoren 3-0, në gjysmëfinalen e së martës së mbrëmshme ndaj Atletico Madridit, në “Bernabeu”.

Pas tripletës së tij në raundin e mëparshëm të Champions-it, kundër Bayern Munich, ishte një natë tjetër e mahnitshme për superstarin e Real Madridit, i cili regjistroi “hat-trick”-un e 42-të me ngjyrat e Realit të Madridit. Dhe nëse ju pëlqejnë statistikat e çmendura të Ronaldos, atëherë fiksojini këto më poshtë.

Këtu janë 20 të dhënat e tij të pabesueshme:

Më shumë “hat-tricks” në historinë e La Liga (32)

I vetmi lojtar i futbollit botëror, i cili shënoi në Kupën e Botës 2006, 2010 dhe 2014, si dhe në Europianët 2004, 2008, 2012, 2016

Lojtari i parë që shënon 100 gola në garat europiane

Lojtari më i shpejtë, që arrin 250 gola zyrtarë me klubin

Golashënuesi më i mirë i Portugalisë gjatë gjithë kohës (71 gola)

Lojtari me më shumë ndeshje i të gjitha kohërave për Portugalinë (138)

Golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit (399 gola)

Anëtar i top-ekipit të vitit të UEFA-s (11 herë)

Fituesi i çmimit “Lojtari më i mirë në Portugali”, jashtë vendit (9 herë)

I vetmi lojtar që ka fituar trofetë e mundshëm në Portugali, Angli dhe Spanjë; Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve; “Këpucën e Artë” dhe “Topin e Artë” në dy klube të ndryshme

Më shumë gola me kokë në historinë e Ligës së Kampionëve (18)

I vetmi lojtar, që ka shënuar mbi 50 gola në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve (52)

Golashënuesi më i mirë në të gjithë historinë e gjashtë ligave më të mëdha të Europës (367 gola)

Shënuesi i 13 golave ​​në gjysmëfinale të Kupave të Europës / Champions – një rekord i mbajtur më parë nga Alfredo Di Stefano (11)

I vetmi që shënon mbi 100 gola në Champions (103)

Ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve sesa krejt Atletico Madrid (100), Benfica (98) dhe Roma (98)

Ka shënuar 20 gola në secilën prej tetë sezoneve të La Liga-s me Real Madridin

Shënoi më shumë gola në shtëpi në historinë e Ligës së Kampionëve (54)

Lojtari i parë që shënon kundër 19 ekipeve të tjera, në një sezon të vetëm, në La Liga (2011-2012), njofton telesport.

Shënuesi më i mirë i golave në historinë e Kampionatit Europian, duke përfshirë kualifikueset (23)