20 të vdekur si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

20 të vdekur si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

20 pacientë kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, në njoftimin e të cilës thuhet se edhe 764 raste kanë rezultuar pozitive së fundmi.

Rastet pozitive me COVID kanë rezultuar nga gjithsej dy mijë e 714 mostra të marra për testim.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri tani është 107.931, ndërkohë i të vdekurve një mijë e 816.

MSH-ja e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë vaksinuar me vaksina anti-COVID, 800 qytetarë, duke rritur numrin e të vaksinuarve në 14.295. /Insajderi.com