20 vite më parë Mike Tyson beri veprimin më tronditës në sport

20 vite më parë Mike Tyson beri veprimin më tronditës në sport

Bokseri Mike Tyson kafshoi veshin e Evander Holyfield, fiks sot e 20 vjet më parë.  Ky veprim konsiderohet njëra nga skenat më tronditëse boks dhe gjitha sportet tjera.

Veshi i Holyfield ende mbart dhëmbët e Mike Tyson.

Vetëm 13 vjeç, Tyson, ishte një djalë shumë i varfër që përballet me një të ardhme të zymtë, kishte 38 arrestime dhe ishte një student i gatshëm për jetën e plaçkitjes dhe vjedhjeve.

Por sjellja e tij rebele do të vinte kur ai ishte në kulmin e pasurisë dhe famës, njofton The Sun.

Më 27 qershor 1988, Tyson u bë kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në  gjithë botën, pas mposhtjes së Michael Spinks, pas një raundi monstruoz.

Por deri në mars të vitit 1992 ai  jo vetëm se kishte humbur çdo rrip të Buster Douglas, Tyson ishte dënuar edhe me gjashtë vjet burg për përdhunimin e 18 vjeçares, Desiree Washington.

Tyson u kthye në boks në 1995 dhe kishte nevojë vetëm për dy ndeshje të suksesshme para se të merrte titullin e WBC, nga Frank Bruno i Anglisë.

Edhe pse Evander Holyfield kishte studiuar teknikën e Tysonin, ai nuk arriti të mposhtë bokserin pasi që ai u diskualifikua nga loja.

Tyson u përjashtua menjëherë nga ndeshja për shkak të thyerjes së rregullave, me kafshimin e veshit të kundërshtarit.