200 milionë euro mbështetje për bujqësi bashkëkohore në Maqedoninë Veriore

200 milionë euro mbështetje për bujqësi bashkëkohore në Maqedoninë Veriore

Inovacione, modernizim, rritje të prodhimit dhe konkurrencës. Këto janë segmentet kyçe ku do të fokusohet politika bujqësore qeveritare e Maqedonisë së Veriut në katër vitet e ardhshme, njofton Insajderi.

Siç theksojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore në programin për punë 2020-2024, qëllimi është krijimi i bujqësisë bashkëkohore dhe të qëndrueshme e cila do të sigurojë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor për nevojat e shtëpisë, por edhe prodhim me vlerë të shtuar e cila do të plasohet dhe do të njihet në tregjet e huaja.

Mbështetja direkte vjetore është projektuar në 200 milionë euro, ndërsa pesha e politikave do të orientohet në fermat familjare, komerciale si dhe specializimin e tyre për bujqësi me cilësi të lartë, organike dhe tradicionale.

Qeveria në dokumentin potencon se radikalisht do të rriten investimet në kapitalin njerëzor dhe se do të investohet në infrastrukturë rurale dhe në të ashtuquajtura fshatra të mençur si dhe do të formohet fond intervent në pjesën e pagesave të drejtpërdrejta. Do të nxitet edhe prodhimi i dakorduar, ndërsa do të rritet edhe subvencionimi i “naftës së gjelbër” me tendencë të arrijë 100 për qind deri në fund të vitit 2024.

Janë paraparë edhe pako masash për marketing të prodhimeve vendore bujqësore me qëllim të sigurohet plasman i sigurt, çmime fer dhe korrekte.

“Bujqësia dhe prodhimi i ushqimit janë shansi jonë për sukses. Pandemia e kovidit edhe më shumë e ka theksuar nevojën popullata të sigurohet me ushqim të shëndetshëm, të sigurt, cilësor dhe të llojllojshëm nga prodhimi vendor. Përmes sigurimit të ushqimit të mjaftueshëm dhe të sigurt, krijimin e prodhimeve me vlerë të shtuar dhe plasman të tregjeve të jashtme, mundësohet edhe standard më i mirë jetësor i bujkut, ndërsa me këtë edhe të gjithë shoqërisë”, qëndron në Program. /Insajderi.com