2020-ta mund të mos jetë viti juaj i preferuar, por gjëra të mira ndodhën në botë

2020-ta mund të mos jetë viti juaj i preferuar, por gjëra të mira ndodhën në botë

Të gjithë në botë po cilësojnë këtë vit si një ndër vitet më të këqija, nisur nga pandemia deri tek ciklonet dhe tërmetet, duket se këto gjëra të llahtarshme vazhdojnë të vijnë njëra pas tjetrës.

Por ashtu si koncepti “yin dhe yang” ka pak të mira edhe në gjërat më të këqija.

Disa nga ne madje e përdorën këtë periudhë karantinimi për të rimarrë veten dhe për të forcuar lidhjet me familjet dhe të dashurit tanë.

Këtu keni një listë të të gjitha gjërave të mira që ndodhën në botë e që mund të rikthejnë shpresën tuaj gjatë kësaj kohe:

 Martesa me të njëjtën gjini u legalizua në Kosta Rika

Presidenti i vendit, Carlos Alvarado ka uruar çiftin Daritza Arguedos dhe Alexandra Castillo duke thënë: “ju filluat ligjërisht atë që ka ekzistuar në dashuri. ” Kosta Rika është vendi i gjashtë në Amerikën Latine që legalizoi martesat e të njëjtës gjini.

Një person tjetër u kurua nga HIV-i

Personi i parë që u kurua u njoh si ‘pacienti në Berlin ’dhe i dyti njihet si ‘pacienti në Londër’, të dy morën një transplant të palcës së eshtrave nga një mutacion gjenetik i rrallë që jep rezistencë ndaj sëmundjes.

Çështja është monumentale pasi mjekët tani kanë më shumë shpresë se sëmundja me të vërtetë ka një kurë.

Nivelet e ndotjes ranë ndjeshëm

Kur e gjithë bota u karantinua për shkak të një pandemie, planeti mori frymë në ajër pastër. Nivelet e ndotjes ranë ndjeshëm në të gjithë botën pasi transportet dhe bizneset u ndaluan.

Vetëm në vitin 2019, nivelet e cilësisë së ajrit kishin rënë kaq ulët, saqë u shpall si urgjencë shëndetësore. E tëra çfarë bëmë ishte të ulemi në shtëpi dhe klima ndryshoi në mënyrë drastike, thjesht imagjinoni nëse me vetëdije bëjmë një përpjekje për kauzën, ne mund të shpëtojmë Tokën nga një dëm të madh.

Zjarret e shkurreve në Australi më në fund u ndalën

Australia ishte përballur me zjarr pa pushim muajt e fundit por ajo u ndal së fundmi me shira të mëdha. Zjarri kishte vrarë 28 njerëz, shktërroi mijëra shtëpi dhe preki miliona kafshë.

Shërbimi zjarrfikës i shtetit të Uellsit Jugor e përshkroi atë si “lajmin më pozitiv që kemi pasur në shumë kohë.”

Këlyshët e parë ‘cheetah’ lindën përmes fekondimit in vitro (IVF)

Dy këlyshat, u lindën përmes IVF përmes një nëne surrogate. Kjo mund të ndihmojë speciet e rrezikuara dhe të krijojë popullsinë më të shëndetshme gjenetikisht në kujdesin e njeriut.

Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës kishte deklaruar që speciet të ishin afër zhdukjes ku vetëm 7500 prej tyre kishin mbetur.

Disa vende tani vetëm se kanë mposhtur COVID-19

Ndërsa të gjithë ne jemi akoma të kapur nga frika për shkak të pandemisë, disa vende pa virozë korona japin shpresë për të ardhmen.

Lakshadweep që kanë raste zero është një arritje e madhe pasi mbështeten te Kerala për shumicën e nevojave të tyre mjekësore.

Përveç Zelandës së Re, Tanzania, Fixhi, Qyteti i Vatikanit, Mali i Zi, Seychelles, St. Kitts & Nevis, Timor-Leste dhe Papua Guinea e Re kanë shëruar njerëzit e fundit të infektuar me Coronavirus në vendet e tyre.

U zbulua fosili i një zogu të sotëm

Kafka e ruajtur e paraardhësit të pulave dhe rosave të ditës moderne u gjet dhe është aq e vjetër sa zogu ndoshta shëtiste në mesin e dinosaurëve. Zbulimi i pulës mund të ndihmojë në zbulimin e mistereve të evolucionit të shpendëve të ditëve moderne. /Insajderi.com

Burimi: Ed Times