2020-ta vazhdon të jetë viti i Dua Lipës

2020-ta vazhdon të jetë viti i Dua Lipës

Në fund të këtij marsi, Dua Lipa u ndodhë para një dileme të madhe: a do të ishte e pandjeshme të publikonte albumin e saj të ri në kohë pandemie?

Por që albumi rrodhi në internet dy javë para datës zyrtare të publikimit, e që në profesionin e saj, është një nga situatat më fatkeqe që një artist mund të ndodhet.

Dhe kështu, ajo publikoi pak më herët albumin e saj, i dyti me radhë që ka titullin “Future Nostalgia”.

E prezantoi këngëtaren në një frymë krejt ndryshe, duke na kujtuar muzikën e diskove të viteve ’70.

Albumi pati një sukses të jashtëzakonshëm, si në shitje ashtu edhe në renditje të top listave. Vetëm tani, në moshën 25 vjeçare, me dy albume të publikuara, Lipa rangohet në artistët me më së shumti këngë të shitura të të gjitha kohërave, njofton Insajderi.

Një nga ëndrrat e saj më të mëdha u bë realitet këtë vit. Për herë të parë ajo bashkëpunoi me legjendën e pop-it Madonnën, dhe reperen Missy Elliot, në një rikrijim për këngën “Levitating”.

Me shumë stil ajo debutoi edhe në industrinë e muzikës latine, me këngën “Un Dia” në bashkëpunim me Balvin, Bad Bunny dhe Tainy. Në muajt e verës kënga qëndroi e para në top-listat latine.

Dy muaj më parë, Dua Lipa mori çmimin për “Efektet më të mira vizuale” për këngën e saj, ‘Physical’ në MTV Video Music Aëards 2020 – kënga është pjesë e albumit të saj të dytë në studio ‘Future Nostalgia’.

Kënga ka marrë vlerësim kritik në të gjithë botën, Chris Taylor i “The Line of Best Fit” e quajti atë “kënga e përsosur e stërvitjes këtë dekadë”, ndërsa Jordan Emery e vlerësoi këngën në mesin e “këngëve më të kreative që ka dëgjuar për një kohë të gjatë”, duke thënë atë “ju hedhë përreth dhomës me intensitetin e saj të furishëm”.

Lipa ishte një pretendente kryesore për çmimin më të rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar, “Mercury Prize”. Ndonëse Dua Lipa ka një nga albumet më të suksesshëm të këtij viti, nuk arriti që të çojë çmimin prestigjioz në shtëpi.

Do edhe pak muaj që viti 2020 të përfundojë, dhe ka ende vend për evente prestigjioze të ndarjes së çmimeve si ky i “Emmy Awards”.

MTV publikoi listën e të nominuarëve për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “EMMY”, që do të transmetohet më 8 nëntor, duke nderuar artistët më të mirë në të gjithë botën për kontributet e tyre në top listat evropiane në vitin 2020, njofton Insajderi.

Edhe Dua Lipa konsiderohet një pretendente e fortë, duke u nominuar për kategorinë më të rëndësishme të natës si “Artistja më e mirë”, në kategorinë “Kënga më e mirë” për këngën “Don’t Start Now” dhe në kategorinë “Best Pop”.

Pak ditë më parë, artistja me origjinë shqiptare u nominua në “ARIA Awards 2020” për “Artisti më i mirë internacional”.

Këngëtarja, pritet të dalë fituese edhe në “LOS40 Music Aëards”. “Best Artist”, “Best Album”, “Best Song” dhe “Best Video” janë nominimet që ka marrë ajo në këtë event ndarjesh çmimesh i themeluar nga radio-stacioni, “LOS40”.

E në ndërkohë, Lipa po punon në videoklipin e ri me Miley Cyrus, pasi që ka informacione se një bashkëpunim mes dyshes është finalizuar.

2020-ta, aspak keq për Dua Lipën, apo jo? /Insajderi.com

DUA LIPA DAILY — duadagger: HAPPY 23RD BIRTHDAY DUA LIPA ! (22ND...