21 të vdekur dhe 851 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

21 të vdekur dhe 851 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

851 persona kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

21 të tjerë kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 903 qytetarë dhe deri tash numri i të shëruarve ka shkuar në 72,076.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 766 vaksinime kundër virusit dhe se gjithsej janë kryer 15,793 vaksinime./Insajderi.com