21 veçarja, viktima më e re në moshë nga koronavirusi në Shqipëri

21 veçarja, viktima më e re në moshë nga koronavirusi në Shqipëri

Edhe katër viktima i janë shtuar listës së të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë vend, në njoftimin e të cilëve thuhet se në mesin e katër të vdekurve brenda këtyre 24 orëve të fundit, është edhe një 21 vjeçare.

Kjo e fundit është bërë personi më i ri që ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në Shqipëri.

Përveç të vdekurve, së fundmi janë shënuar edhe 85 raste të reja me Covid-19 në këtë vend. /Insajderi.com/