
Redon Gruda 21 vjeç ka pranuar para prokurorit se është ai autori i krimit të rëndë në Durrës. Ai ka qëlluar me thikë në kokë dhe trup, gjyshen e tij, Floresha Shkurti, 83 vjeçe duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mesditë në lagjen “Nr.16” pranë shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”, në zonën e stadiumit.
Ka qenë pikërisht autori i krimit që ka njoftuar policinë duke thënë se e ka gjetur gjyshen të pajetë. Në fillim ai ka mohuar autorësinë duke thënë se e donte shumë gjyshen e tij.
Sipas burimeve, e moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin, pasi i biri i saj kishte ndërruar jetë pak vite më parë.
Por pasi ka qendruar disa orë në polici dhe është marrë në pyetje, 21 vjeçari ka thënë se i kishte kërkuar para gjyshen dhe për pasojë janë përfshirë në konfliktin tragjik.
Mesohet se djali është përdorues hashashi dhe ka kërkuar lekë te gjyshja. Ajo nuk i ka dhënë dhe ai e ka masakruar, duke e lënë të vdekur në vend. Policia po mban të shoqëruar edhe nënën e Redionit deri në zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në krimin e rëndë./Opinion.al