21-vjeçarja që ra nga kati i tretë i një hoteli në Pejë në gjendje të rëndë në QKUK

21-vjeçarja që ra nga kati i tretë i një hoteli në Pejë në gjendje të rëndë në QKUK

12-vjeçarja e cila ditë më parë ra nga kati i tretë i një hoteli në Pejë, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo është duke u trajtuar në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Shefi i kësaj klinike, Shaqir Uka, në një prononcim për Insajderi-n bëri të ditur se viktimën po e mbajnë në gjumë me barna.

“Është në gjendje të rendë akoma, po vazhdon të jetë në gjumë me barna. Ka lëndime në zonën e komplikut, pjesën e kukave dhe në gjoks”, tha doktor Uka.

Ndërkohë, nga policia për gazetën kanë njoftuar se lidhur me rastin, deri më tani janë intervistuar tre persona si dëshmitarë të rastit, por se nuk ka ndonjë person të dyshuar./Insajderi.com