Artikull i sponsorizuar

Limaj thotë se Shyqiri Bytyqi është kandidati ideal për Prishtinën

Limaj thotë se Shyqiri Bytyqi është kandidati ideal për Prishtinën

Nisma për Kosovën, dega në Prishtinë ka mbajtur një serë tubimesh elektorale me qytetarë të komunës se Prishtinës.

Fillimisht, kjo parti ka mbajtur një takim me banorët e Lagjes ‘Kodra e Trimave’.

I pranishëm në këto tubime ishte edhe zv/kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Ky i fundit tha se qytetarët e Kosovës dhe Prishtinës janë para një situatë kur mund të vendosin për ndryshimin e gjendjen e cila aktualisht mbretëron.

Prishtinës, sipas Limajt, i duhet një filozofi politike, e cila bashkon njerëzit dhe e cila merret me problemet konkrete të qytetarëve.

“Patriotizëm është nëse i zgjasim dorën plot familjeve të cilët nuk e kanë asnjë të punësuar, duke iu ndihmuar të rinjve të rejave. Ky është patriotizëm. Ne nuk dalim në garë kush ka bërë më shumë e kush me pak”, ka thënë Limaj

Ai i ka lutur të rinjtë qe të mos e helmojnë zemrën e të rreshtohen pas gjërave të cilave nuk ka asgjë konkrete.

“Filozofia e jonë politike është konsolidimi i shtetit e jo rrënimi i tij. Fryma jonë po vjen. Këtyre qe premtuan e mashtruan u ka kaluar koha. Koha jonë po vjen. Koha e bashkimit. Që katër vite e kemi luajtur rolin e bashkimit”, ka shtuar Limaj.

Tutje, Limaj ka thënë se e kanë kandiduar Shyqiri Bytyqin për kryetar të Prishtinës, për t’i treguar Shpendit se cili është roli i menaxherit.

“Merreni më mend në Malishevë për katër vite janë ndërtuar 15 shkolla, e në Prishtinë asnjë shkollë. Menaxheri kryen punë”, ka shtuar Limaj.

Në anën tjetër, kandidati i Nismës për kryetar të Prishtinës, njëherësh edhe ministër i Arsimt, Shyqiri Bytyqi ka thënë se Nisma e ka një program ndryshe karshi partive tjera. Bytyqi ka thënë se ani nuk do të bëjë premtime të parealizueshme.

“Nisma për Kosovën si një parti socialdemokrate po kandidon për herë të parë në komunën e Prishtinës. Prishtinës i ka munguar dhe Kosovës një parti socialdemokrate. Socialdemokracia e ka në qendër qytetarin e Kosovës. Programimin tonë e kemi ndërtuar bazuar në këtë frymë dhe bazuar në atë se çfarë ka nevojë qytetari i Prishtinës”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka ftuar qytetarët e Prishtinës që të përkrahin projektin socialdemokrat të Nismës, pasi, sipas tij, qytetarët nuk do të zhgënjehen.

Nisma ka mbajtur tubim zgjedhor edhe në lagjen ‘Kolovicë’ dhe ‘Mati 1’.