218 mijë qytetarë aplikojnë për tërheqjen e dhjetë përqind të trustit

218 mijë qytetarë aplikojnë për tërheqjen e dhjetë përqind të trustit

218 mijë qytetarë kanë aplikuar për të marrë dhjetë përqind të kursimeve të tyre pensionale.

Kështu ka njoftuar Fondi i kursimeve Pensional të Kosovës.

“Përkundër ndryshimit të adresës së aplikimit, që u detyruam ta bënim për të mos lënë asnjë dyshim mbi sigurinë e të dhënave të kontribuuesve, ne besojmë se ia kemi dalë. Sistemi nuk ra”.

“Me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë. Andaj për rreth 8 orë mbi 250 kontribuues sigurisht kanë tentuar të aplikojnë dhe 218 mijë ia dolën me sukses, të tjerët kishin çështje teknike me llogaritë bankare”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com