22 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Me viktimat e fundit të regjistruara, shifra totale e pacientëve të vdekur që nga fillimi i pandemisë në këtë vend ka shkuar në dy mijë e 169.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi fqinj, ku tutje thuhet janë regjistruar edhe 881 raste të reja me Coronavirus nga dy mijë e 902 mostra të testuara.
Numri total i të infektuarve ka arritur në 74 mijë e 732.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 806 pacientë, ndërsa shifra totale e të shëruarve ka arritur në dy mijë e 169, ndërsa 21 mijë e 711 raste vazhdojnë të jenë aktive. /Insajderi.com