Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 pacientë të infektuar me Covid-19, njofton Insajderi.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se nga kryerja e 2953 testeve të dyshuara, 556 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Po ashtu, autoritetet theksojnë se në orët e fundit janë shëruar 404 qytetarë, ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve me Coronavirus, që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 86150.
Në vendin fqinj deri tani kanë humbur jetën 2614 qytetarë, shumica prej tyre me sëmundje të tjera shoqëruese.
Kryeqyteti i vendit, Shkupi, kryeson listën e qyteteve si për numrin e të vdekurve ashtu dhe për të infektuarit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të mos neglizhojnë masat anticovid, të mbajnë maskë dhe të shmangin ato vende, ku vihen re grumbullime masive./Insajderi.com