“22-vjeçari nga Prishtina vdiq pasi një i ashtuquajtur hoxhë e preku në kokë” – rrëfimi i imamit për rastin tragjik

“22-vjeçari nga Prishtina vdiq pasi një i ashtuquajtur hoxhë e preku në kokë” – rrëfimi i imamit për rastin tragjik

Të ashtuquajturit mjekë popullorë dhe klerikë fetarë që pretendojnë të shërojnë sëmundje përmes librave të shenjtë, vazhdojnë të ushtrojnë aktivitete në Kosovë ndonëse veprimtaria e tyre nuk rregullohet me asnjë udhëzim apo ligj në fuqi.

Në Kosovë janë evidentuar dhjetëra raste të njerëzve që merren me këtë veprimtari. Janë evidentuar mjekë popullorë që nuk janë profesionistë të licencuar shëndetësor dhe kryesisht imamë.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga emisioni dokumentar Indoks, ata që janë komplet kundër këtij fenomeni janë psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.

Në një intervistë për InDoks, imami nga Peja, Zuhdi Hajzeri rrëfeu dy raste të cilat janë të trishtueshme, kur imamët e hajmalive dyshohet se çuan pacientë në probleme të rënda, e ndoshta edhe drejt vdekjes.

“Një djalë i ri këtu në Komunëne  Prishtinës ka shku tek një njeri si hoxhë me telepati, pas një prekje me dorë tek truri ka rënë në komë dhe ka vdekur, i riu 22-vjeçar” , ka rëfyer Hajzeri.

Hajzeri ka rrëfyer edhe rastin e dytë ku i operuari u detyrua që të rikthehej përsëri në spital.

“Një djalë i ri kështu pas një jave në atë kohë nga operimi i  apendsit shkon tek një hoxhë me i këndu në kuran dhe me e rrah me shkop për një moment ja vendos shkopin ne [plagë dhe, ai detyrohet me shku përsëri në spital për kurim. E gjitha kjo duhet të hulumtohet se si po psurohen dhe po i maltretojnë qytetarët, shoki im i ka gjet disa letra të shkruar  të mëdha që motra e tij që jeton në austri ka pagu 3000 qingja të vizatum”, rrëfen ai.

Shikojeni dokumentarin në linkun e mëposhtëm: