22 vjet nga beteja e Llapashticës

22 vjet nga beteja e Llapashticës

22 vjet kanë kaluar sot nga Beteja e Llapashticës, transmeton Insajderi.

Më 24 dhjetor të vitit 1998 ranë heroikisht 10 dëshmorë të Llapit në këtë betejë.

Po në këtë ditë filluan betejat e pareshtura në Zonën Operative të Llapit, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj radhazi.

Gjatë Betejës së Llapashticës, më 24 dhjetor 1998, nga radhët e UÇK-së ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët e kombit: Isa Havolli, Ismet Dërguti, Skender Zenjullahu, Miftar Zenjullahu, Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati. /Insajderi.com