BlackBerry shkurton 200 vende pune

BlackBerry do të shkurtojë 200 vende pune në zyrat qëndrore të kompanisë në Ontario dhe Florida në përpjekje për të ulur kostot.

BlackBerry shkurton 200 vende pune

Ky vendim u konfirmua të premtën nëpërmjet e-mailit zyrtar nga një zëdhënës i prodhuesit kanadez.

Largimet nga puna do të prekin 75 fabrika prodhimi në Florida shkruante uebfaqja zyrtare e shtetit të Floridas.

Vetë BlackBerry konfirmoi se largimi nga puna preku edhe Gary Klassen, themeluesin e platformës së komunikimit BBM. Besohet se impaktin më të lartë, shkurtimet e vendeve të punës e kishin në zyrat e BalckBerry 10, një hipotezë kjo e mbështetur edhe në bazë të deklaratave të fundit të ekzekutivëve të kompanisë.

Një gjë është e sigurtë, përditësimet në BlackBerry 10 nuk do të mungojnë. Në shtatorin e vitit të kaluar, kompania largoi nga puna 200 vetë nga stafi i divizionit të dizajnit dhe harduerit për paisjet BB10.

Telefonët e parë me BB10 filluan të shfaqeshin në Janar të 2013-tës por që u dorëzuan shumë shpejtë përballë popullaritetit në rritje të Apple iPhone dhe Android.

Marrë nga: Cio.al