23 të arrestuar në operacionin kundër kontrabandës së artefakteve

Një operacion i gjerë kundër kontrabandistëve në Evropë, çoi në arrestimin e 23 personave dhe kapjen e rreth 10 000 artefakteve arkeologjike, deklaroi Europol dhe Eurojust.

23 të arrestuar në operacionin kundër kontrabandës së artefakteve

Sipas deklaratës, si pjesë e operacionit të kryer nga policia dhe agjencitë e drejtësisë të BE-së, pati 103 kërkime dhe konfiskime.

Artefaktet vinin nga rajoni jugor italian i Kalabrisë. Dy kalabrezë nga provinca Crotone, ishin në krye të rrjetit kriminal, me ndërmjetës në Francë, Gjermani, Britani dhe Serbi.

“Forcat e policisë nga të gjitha vendet e përfshira ndihmuan për të prishur rrjetin”, theksoi ministri i Kulturës Dario Franceschini, duke falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në hetime.

Në qytetin jugor gjerman të Mynihut, u konfiskuan monedha historike, pas kontrollit në apartamentin dhe hapësirën e punës së një gruaje italiane 31-vjeçare dhe vëllait të saj 37-vjeçar.