24 mijë vaksina AstraZeneca arrijnë në Aeroportin e Shkupit

24 mijë vaksina AstraZeneca arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, si dhe një delegacion i përbërë nga kori diplomatik dhe përfaqësues të OBSH-së, UNICEF dhe OKB-së, mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Shkupit kanë pranuar dërgesën e parë me vaksina kundër Covid-19 nga mekanizmi COVAX.

Dërgesa e parë përfshin rreth 24 mijë doza të vaksinave nga kompania Astra Zeneca.

Mininistri Filipçe deklaroi se me këto vaksina do të vaksinohen personat mbi moshën 75 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike, përcjell Insajderi. 

Filipçe deklaroi se gjatë muajit prill duhet të arrijnë edhe 76 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca nëpërmjet sistemit COVAX.

Ai tha se kjo vaksinë është e lehtë për tu ruajtur në temperaturë prej dy deri në tetë gradë, dhe kjo mundëson që në mënyrë të sigurt të ruhet në shtëpitë shëndetësore të çdo qyteti.

“Janë paraqitur 29 mijë qytetarë mbi 75 vjeç ato do të ftohen të parët. Në prill do të arrijnë 76.000 doza nga AstraZeneca”, tha Filipçe. /Insajderi.com