24 vjet burg për personin që ndihmoi në kidnapimin e reperit të njohur

24 vjet burg për personin që ndihmoi në kidnapimin e reperit të njohur

Një nga të dyshuarit që ndihmoi në kidnapimin e reperit të njohur, Tekashi 6ix9ine – që është edhe anëtar i bandës “Nine Trey Bloods” – është dënuar me 24 vjet burg për këtë krim, njofton Insajderi.

Dënimi me burg iu dha Anthony ‘Harv’ Ellison në gjykatën federale të New York-ut këtë të mërkurë.

Anthony 'Harv' Ellison was sentenced to 24 years in prison fne of the suspects who helped kidnap rapper Tekashi 6ix9ine - who happens to be a member of the same Nine Trey Bloods - has been sentenced to 24 years for that crime. in a federal court in New York city on Wednesday

Ai u ndëshkua për akuza sulmimi dhe rrëmbimi pasi u dënua për krimet në tetor.

Kjo vjen më shumë se një vit pas gjyqit të tij në të cilin 24-vjeçari Tekashi – emri i vërtetë Daniel Hernandez – u ul në karrigen e dëshmitarit ku identifikoi Ellison si rrëmbyesin e tij.

Tekashi 6ix9ine asks judge for short prison sentence after 'snitching' -  Insider

Rrëmbimi nuk ishte i vetmi krim që doli në dritë me ndihmën e reperit, por prokurorët federalë gjithashtu morën Ellison për krime të ndryshme të tjera të lidhura me bandën e “Nine Trey Bloods”.

Sipas dëshmisë së Hernandez, ai dhe Ellison ishin shumë të afërt deri sa raporti i tyre u tensionua gjë që e bëri Ellison të planifikonte një skemë rrëmbimi për t’u hakmarrë.

Reperi ishte rrëmbyer, fshikulluar me pistoletë dhe i janë zhvatur para ndërsa disa prej atyre krimeve u kapën në kamerë dhe u paraqitën për jurinë në gjyq.

E dashura e Hernandez në atë kohë gjithashtu u kap në video duke dorëzuar një çantë në këmbim të reperit. /Insajderi.com

Burimi: Daily Mail