25 Iphone konfiskohen në doganë

25 Iphone konfiskohen në doganë

25 telefona të llojit ‘IphoneX’ janë konfiskuar të premten në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Dogana e Kosovës, që njofton se rasti ka vazhduar në procedurë kundërvajtës.

“Në pikë kalimin kufitar të Hani të Elezit, njësit e doganës kanë zbuluar në një veturë të fshehur 25 telefona Iphone X. Rasti ka vazhduar në procedurë kundërvajtës derisa produktet janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Në pikë kalimin kufitar të Hani të Elezit, njësit e doganës kanë zbuluar në një nje veturë te fshehur 25 telefona Iphone X. Rasti ka vazhduaar në procedurë kundërvajtse derisa produktet janë konfiskuar.

Posted by Dogana e Kosovës on Friday, March 5, 2021

 

Raste të tilla të kontrabandimit të mallrave nga shtetet e tjera janë hasur së fundmi në Kosovë.

Policia e Kosovës është duke raportuar vazhdimisht për të tilla raste. /Insajderi.com