25 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në spitale

25 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në spitale

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme 25 pacientë që po trajtohen me COVID-19 janë në gjendje më t ë rënduar shëndetësore.

Kështu është bërë e ditur në raportin e fundit të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, përcjell Insajderi.

Sipas raportit, të shtrirë në spitale janë gjithsej 317 pacientë, ku 219 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe 225 janë në asistim të oksigjeno-terapisë.

Vetëm në QKUK janë të shitrirë 151 pacientë, ndërsa në spitalet rajonale 168 pacientë./Insajderi.com