25 të vdekur si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

25 të vdekur si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

25 pacientë të prekur me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se viktimat janë të moshës 29-87 vjeç.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer tre mijë e 728 teste, ndërsa janë regjistruar një mijë e 56 raste të reja me virusin vdekjeprurës.

Janë konfirmuar 727 pacientë të shëruar nga Coronavirusi

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 120 mijë e 882, numri i pacientëve të shëruar është 102 mijë e 201, ndërsa numri i të vdekurve është tre mijë e 528.

Raste aktive janë edhe 15 mijë e 153./Insajderi.com