25 vdekje të reja nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore

25 vdekje të reja nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë Veriore kanë regjistruar 25 vdekje të reja si pasojë e Coronavirusit, njofton Insajderi.

Nga 947 teste të kryera, 365 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa të shëruar janë regjistruar 1059 pacientë.

Maqedonia e Veriut aktualisht ka 21 mijë e 678 raste aktive me Covid-19./Insajderi.com