257 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në QKUK dhe në spitalet e Kosovës

257 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në QKUK dhe në spitalet e Kosovës

362 është numri i përgjithshëm i pacientëve të cilët po marrin trajtime në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, njofton Insajderi.

Sipas raportit ditor, 257 pacientë që po marrin trajtime janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 234 po trajtohen me oksigjenoterapi, prej tyre 18 në CPAP dhe gjashtë në respiratorë.

Nga numri i pacientëve Klinika Infektive në QKUK ka të hospitalizuar 59 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa nga spitalet rajonale ai i Prizrenit ka numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar, ku po marrin trajtim 49 pacientë. /Insajderi.com