26 pacientë me Coronavirus në Kosovë – në gjendje të rëndë

26 pacientë me Coronavirus në Kosovë – në gjendje të rëndë

319 pacientë janë duke u trajtuat në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, njofton Insajderi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se në QKUK dhe në spitalet rajonale 200 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa 26 prej tyre janë në gjendje kritike në përkujdese intensive.

Krasniqi ka thënë se këto ditë ka një rënie të pacientëve të hospitalizuar, ku në QKUK tashmë janë tri klinika që po trajtojnë pacientë me COVID-19, ndërsa këta pacientë në spitalet rajonale po trajtohen vetëm nëpër repartet e Infektives.

Ai ka thënë se duke parë situatën së shpejti do të kthehen të gjitha shërbimet e SHSKUK-së për pacientët jo-COVID.

“Ne duke parë këtë trend të uljes së pacientëve jemi në përgatitje të planit me rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve për pacientët jo-COVID, duke përfshirë edhe ambulancat specialistike, jemi në pritje të rekomandimeve nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja”, ka thënë Krasniqi në një konferencë për media.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se këtë javë pritet të mbyllet Spitali i Vushtrrisë për COVID.

“Po ashtu brenda javës do ta analizojmë mbylljen e Spitalit të Vushtrrisë për COVID, tërheqjen e atyre pacientëve në klinikat e Prishtinës, në mënyrë që Spitali t’u kthehet shërbimeve normale për pacientë jo-COVID”, ka shtuar Krasniqi. /Insajderi.com