26 të vdekur e 978 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

26 të vdekur e 978 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 26 persona të vdekur dhe 978 të infektuar me coronavirus, nga testimi i 2,667 mostrave, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi të dhënat e 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Viktimat janë, nga katër në Shkup, Tetovë dhe Prilep, tre në Ohër, nga dy në Veles dhe Manastir si dhe nga një në Kumanovë, Shtip, Strugë, Gjevgjeli, Strumicë, Krushevë dhe Dellçevë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19, sëmundjen që shkakton coronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ka arritur në 39,760 persona, prej të cilëve 1,136 kanë vdekur, 23,035 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 15,589./Insajderi.com