26 vdekje si pasojë e COVID-19

26 vdekje si pasojë e COVID-19

26 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19. Për Kosovën është edhe një ditë me shumë vdekje rezultat i pandemisë.

Pos vdekjeve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe 1.383 infeksione të reja me COVID-19.

Ndërkaq, Brenda ditës janë shëruar 996 pacient.

Rastet aktive janë 26 mijë e 886, një pjesë e tyre të hospitalizuar.

MSH ka deklarua për 17 mijë e 684 të vaksinuar brenda ditës.

Tash 548 mijë e 855 qytetarë kanë marrë ta paktën një dozë vaksine, ndërsa 276 mijë e 890 kanë përmbyllur procesin me dy doza.

 

Për të diskutuar rreth situatës së rëndë pandemike, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar kryetarët e komunave për një takim emergjent.

Por, takimi është bojkotuar nga shumica e tyre.

Kjo pasi ka qenë kërkesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës që të mos merret pjesë në këtë takim, për arsye se “Qeveria e ka larguar AKK-në nga Komiteti për Menaxhim të Pandemisë”.

Ndërkaq, të dielën është mbledhur Këshilli për Siguri Kombëtare.

Pas atij takimi, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dolën në një konferencë për media.

Kërkuan gjobitje për shkelësit e kufizimeve anti-COVID.

Momentalisht në Kosovë janë në fuqi masat kundër pandemisë.

Këto masa përfshinë masa të detyrueshme, kufizim të orarit të gastronomisë, si dhe orë policore. /Insajderi.com