26-vjeçarja që u gjet dje në Drenas dyshohet se është dhunuar

26-vjeçarja që u gjet dje në Drenas dyshohet se është dhunuar

Raportohet se është dhunuar 26-vjeçarja që është gjetur dje në Drenas, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh të së cilës rasti është regjistruar si “dhunim”.

Tutje njoftohet se lidhur me këtë rast nuk është raportuar për të arrestuar.

“DHUNIM – Gllogoc Me datën 25.10.2020 rreth orës 10:40 është gjetur viktima femër kosovare e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com