27 vjeçari konfrontohet me policinë, ja momenti kur polici qëllon për vdekje të riun

27 vjeçari konfrontohet me policinë, ja momenti kur polici qëllon për vdekje të riun

Një 27-vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia gjatë një konfrontimi në një dhomë hoteli muajin e kaluar.

James P. Manzo u qëllua 5 herë nga një distancë e vogël pasi kërcënoi policët me një palë gërshërë.

27-vjeçari doli nga dhoma e tij në The Asbury Inn më 23 korrik kur një oficer hapi zjarr ndaj tij.

Momenti i vrasjes u filmua nga kamerat e trupit të dy oficerëve.

Policia u njoftua të vinte në vendngjarje për shkak se ai kishte sjellje jo normale.

Oficeri që qëlloi të riun është identifikuar si James Crawford, i cili ka punuar në Departamentin e Policisë së Asbury Park që nga viti 2017.

Crawford gjuajti 5 herë në drejtim të James nga një distancë prej rreth 2-3 metra.