27 vjeçari që ishte raportuar i zhdukur, mbytet nga energjia elektrike në Kamenicë

27 vjeçari që ishte raportuar i zhdukur, mbytet nga energjia elektrike në Kamenicë

Një person i moshës 27 vjeçare ka gjetur vdekjen, shkruan Insajderi.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ngjarja ka ndodhur më Breznicë të Kamenicës ku 27 vjeçari ka vdekur pasi ka  pasur kontakt me energjinë elektrike. Po i njëjti ishte raportuar i zhdukur nga data 17 korrik.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Breznicë ku i riu pas kontaktit me energjinë elektrike në një trafo elektrike ka ndërruar jetë.

Prokuroria Themelore në Gjilan njoftoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë./Insajderi/