
Ka ndërruar jetë në spital studentja 27-vjeçare shqiptare, Eligersa Braha, pas aksidentit që ndodhi të shtunën në Solarolo, Itali.
Mediat italiane raportojnë se ajo u godit nga një makinë ndërkohë që udhëtonte me biçikletë në Salorlo, ku edhe jetonte.
Aksidenti tragjik ka ndodhur natën e së shtunës rreth orës 20:00, ku studentja e Universitetit të Firences u godit nga një “Fiat Punto”./shekulli