270 pacientë të prekur me Covid-19 po trajtohen në spitalet kosovare

COVID-19 po rritet dukshëm në Kosovë, 240 persona janë hospitalizuar.

270 pacientë të prekur me Covid-19 po trajtohen në spitalet kosovare

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në shtatë spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 270 pacientë.

Në klinikat e QKUS-së, janë 186 pacientë prej tyre në infektivë 107 raste.

Ndërsa në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirmuar me COVID-19, në Pejë 29, në Gajkovë 19 raste ndërsa në Ferizaj e Gjilan nga 5 raste. /Insajderi.com/

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se bazuar në raportet 24 orëshe nga klinikat e QKUK-së, por edhe 7 spitalet e përgjithshme,  janë duke u trajtuar 270 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Në klinikat e QKUK-së, ka 186 pacientë, prej tyre në Infektive 107 raste, nga to 55 me oksigjenoterapi dhe  2 raste në mjekimin intensiv me gjendje të rënduar.

Në mjekësi sportive janë 15 pacientë, prej tyre 2 të intubuar, në Klinikën e Pulomologjisë 34 rastë të konfirmuara me Covid-19, që të gjitha me oksigjenoterapi.

Në Spitali  e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirmuar me Covid-19, në Gjakovë, 19, në Pejë 29 raste në Ferizaj 5 raste, në  Gjilan 5 raste, në Spitalin e Mitrovicës 3 raste dhe në Vushtrri 1 rast.