28 të vdekur nga Coronavirusi për pesë ditë

28 të vdekur nga Coronavirusi për pesë ditë

28 persona kanë vdekur në Kosovë gjatë pesë ditëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të martën ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në vend.

Në njoftimin e IKSHPK’së është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar nëntë raste të vdekjes.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç)”, ka bërë të ditur IKSHPK.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit ka shkuar në një mijë e 420 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 279. /Insajderi.com