28 vjetori i grevës së minatorëve gjen Trepçën me ligj që nuk zbatohet

28 vjetori i grevës së minatorëve gjen Trepçën me ligj që nuk zbatohet

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj që kur projektligji për Trepçën është miratuar në Kuvendin e Kosovës, që ky gjiganti ekonomik të futet si aset shtetëror i Kosovës.

Ky ligj i miratuar në Kuvendin e Kosovës gjen edhe sot Trepçën pa zbatim të ligjit pas bllokimit që i është bërë nga Beogradi.

Fillimisht me 24 dhjetor Kryeministri i Kosovës, vizitoj punëtorët e Trepçës, duke lavdëruar punën e Kuvendit për miratimin e ligjit për Trepçën.

“Vlerësuam bashkërisht se ardhmëria e Trepçës është e pa kthim, Trepça e ka marrë rrugën e vet, Ligji në mënyrën më të mirë e ka bërë zgjidhjen për perspektivën e Trepçës”, kishte thënë Mustafa.

Në anën tjetër Lista Serbe menjëherë pas miratimit të projektligjit për Trepçën i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën e cila kishte hedhur poshtë këtë kërkesë në fund të muajit tetor.

Madje, ky grup parlamentar qysh nga ajo kohë ka bojkotuar punën e kuvendit duke mos marrë pjesë ne asnjë seancë plenare në Kuvendin e Kosovës.

Për fjalët e kryeministrit të Kosovës thënë minatorëve të Trepçës gjatë vizitës së tij, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq kishte ironizuar duke thënë se Mustafa kishte vizituar vetëm Trepçën në pjesën jugore e jo në atë veriore./Insajderi.com