29-vjeçari nga Hani i Elezit, gjatë natës së mbrëmshme ka humbur jetën pasi që nuk iu kishte përshtatur shpejtësisë së lëvizjes të rrugës me ç’rast ka humb kontrollin mbi timonin.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Ferizajt, thuhet se viktima kishte marr lëndime të rënda, raporton Gazeta Insajderi.
“Në një aksident trafiku, të ndodhur rreth orës 23:40 minuta, në fshatin Seqishtë , ka humbur jetën një person. Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit transportues me targa vendore S.K. 29 vjeçar, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi timonin duke dalur nga rruga, ku me këtë rast pëson lëndime të rënda”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë “në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë”.
Po ashtu policia ka njoftuar se “me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit”. /Insajderi.com