Hapet programi “American Arts Incubator – Kosovo”

Muzeu Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me ZERO1, Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe Zyrën e Edukimit dhe çështjeve kulturore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, sot hapin “American Arts Incubator — Kosovo”.

Hapet programi “American Arts Incubator – Kosovo”

Lori Hepner- artiste nga Pittsburghu, do të njoftojë me American Arts Incubator- Kosovo gjatë eventit të Artist Talk, sot prej orës 18:00.

Veprimtaria artistike e Lorit varion nga fotografitë 2D e deri të performancat interaktive që përdorin teknologji me dritë LED të qepura në veshje për të shfaqur lëvizjet e trupit përmes imazheve dhe tekstit gjatë video-projektimit në kohë reale, të cilat e lejojnë të pikturojë me dritë.