Në Bergamo shumë viktima të virusit: Ushtria po i bartë kufomat nëpër qytete tjera

Një kolonë e kamionëve të ushtrisë mbrëmë i ka bartur kufomat e të vdekurve nga qyteti i Bergamos, i cili nuk po mund të përballojë numrin shumë të madh të viktimave të koronavirusit, në rajone tjera të Italisë.

Në Bergamo shumë viktima të virusit: Ushtria po i bartë kufomat nëpër qytete tjera

Në Bergamo, ku është kriza e madhe me numrin e të sëmurëve dhe të vdekurve nga pasojat e koronavirusit, shërbimet kompetente janë përballur me një problem dramatik – për shkak të numrit shumë të madh të viktimave, autoritetet e kanë angazhuar ushtrinë që t’i transportojë arkivolet me kufoma në qytetet e largëta, edhe deri në Modena, në krahinën Emilia Romanji, ku do të kryhet krematimi.

Gjithsej 31 arkivola me kufoma të viktimave do të krematohen menjëhërë në Modena, transmeton gazeta italiane “Republica”.

“Corriere della Sera” pretendon se rreth gjashtëdhjetë arkivole me trupa të viktimave tashmë janë bartur me kamionë ushtarakë në qytete tjera, në krahina tjera, ku menjëherë do të kryhet krematimi. ANSA shkruan se në rreth tridhjetë kamionë ka pasur rreth shtatëdhjetë arkivole.

Vetëm për një ditë, dhe vetëm në krahinën e Lombardisë kanë humbur jetën nga virusi 319 njerëz, dhe në këtë krahinë ka më së shumti viktima prej fillimit të shpërthimit të epidemisë, 1.959 njerëz.

Në qytetin Bersha në këtë krahinë numri i të sëmurve për një ditë u rritë për gati 500, derisa në Milano, kryeqytetin e Lombardisë, ka pasur rreth 300 raste të reja./Insajderi.com.