Banorët e qytetit italian Kastelvetro kanë mundur disa orë të pinë verë pa kufi, gjegjësisht të mbledhin sado që kanë mundur, pasi ajo ka rrjedhë nga rubinetet e shtëpive të tyre. Për këtë ngjarje të pazakontë fajtor ishte një prishje në valvul të një punishteje lokale të verës.
Prishja në valvul në punishten lokale të verës në Kastelvetro në veri të Italisë ka shkaktuar që mijëra litra të verës të përgatitur për mbushje të rrjedhin në ujësjellësin lokal, gjë që ka zgjatur tri orë. Kështu në rreth 20 shtëpi në vend të ujit ka rrjedh verë.
Autoritetet lokale kanë lajmëruar në Facebook se rrjedhja e verës në ujësjellës nuk ka shkaktuar asnjë rrezik shëndetësor për popullatën.
“Në kohën kur nuk kemi shumë arsye për qeshje, më vjen mirë që së paku diçka i ka disponuar njerëzit”, ka thënë për CNN kryetarja e komunës së Kastelvetros, qytezë e cila gjendet në epiqendër të infektimit me koronavirus në Itali.
Ky vend është përndryshe destinim për dashamirës të verës dhe ushqimit, por nga shpërthimi i infektimit janë anuluar rezervimet në 80 për qind të fjetjeve./Insajderi.com.