Në Serbi përplasen tenxheret, muzikë dhe petarda kundër diktaturës

Qytetarët në gjithë Serbinë kanë fishkëlluar dhe me zhurmë e kanë mbështetur aksionin “Ngrit zërin: Me zhurmë kundër diktaturës”. Aksioni u mbajtë mbrëmjen e katërt me radhë në orën 20:05, pas duartrokitjes tradicionale me të cilën shprehet mbështetje për punëtorët shëndetësorë.

Në Serbi përplasen tenxheret, muzikë dhe petarda kundër diktaturës

Informatat për aksionin po përhapen me rrjete sociale në të cilat qytetarët bëjnë zhurmë duke fishkëlluar, me përplasje të enëve të kuzhinës dhe lëshim të zëshëm të muzikës.

Qytetarët në këtë mënyrë po protestojnë në Beograd, Nish, Novi Sad dhe qytetet tjera.

Sipas informatave, në Beograd zhurma është bërë në të gjitha pjesët e qytetit.

Aksioni “Ngrit zërin: Me zhurmë kundër diktaturës” e kanë nisur iniciativat “Të mos e mbysim Beogradin” dhe “Fronti qytetar”./Insajderi.com.