Ora policore në Serbi: Në Beograd shumë njerëz të arrestuar sepse nuk donin të shkonin në shtëpi

Ora policore në Serbi ka filluar mbrëmë në orën 20. Mediet lajmërojnë se rrugët e Beogradit në qendër të qytetit ishinë të zbrazëta. Në orën e parë pas vendosjes së orës policore ka pasur shumë arrestime të personave të cilët nuk kanë dashur të shkojnë në shtëpi me kërkesë të policisë.

Ora policore në Serbi: Në Beograd shumë njerëz të arrestuar sepse nuk donin të shkonin në shtëpi

Siç lajmëron N1, në lagjen “Topliçin Venac” policia me dhunë e ka quar një grua në shtëpi e cila nuk ka dashur t’i dëgjojë dhe të largohet nga rruga njëkohësisht duke i fyer policët.

Ata së pari kanë dashur ta lënë që ajo vet të shkojë në shtëpi, mirëpo pasi ajo i ka përsëritur sharjet, e kanë legjitimuar dhe me dhunë e kanë quar dhe futur në shtëpi, lajmëron reporteri i N1.

Në Serbi, me qëllim të pengimit të përhapjes së kronavirusit është vendosur ndalim qarkullimi në mes orës 20 deri 5 të mëngjesit./Insajderi.com.