Policia e rrah brutalisht peshkopin malazias

Gjatë përleshjeve lëndohen dy persona të cilët tentuan ta mbrojnë klerikun. Njëri pëson thyerje të kukut ndërsa tjetrit i thyhet klavikula.

Policia e rrah brutalisht peshkopin malazias

Në urën e Gjrugjeviqit mbi Tarë mbrëmë gjatë protestave kundër ligjit për liri të besimit, policia në mënyrë brutale e ka rrahur peshkopin Metodije, është kumtuar nga Mitropolia Malazezo-Bregdetare.

Siç pretendohet, peshkopin dhe disa besimtarë i kanë rrëzuar në tokë dhe i kanë rrahur me shkopinj gome dhe shkelma.

“Janë lënduar dy besimtarë, të cilët kanë tentuar ta mbrojnë. Njërit i është thyer kuku ndërsa tjetrit klavikula dhe ata janë hospitalizuar në spitalin e Plevles, pretendohet nga Mitropolia./Insajderi.com.