Vuçiq pasi i sheh sistemet raketore ruse nga entuziazmi fillon të flasë rusisht

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në Qendrën Komanduese të ushtrimeve ushtarake “Mburoja Sllave 2019”, ka deklaruar për sistemet kundër ajrore ruse të vendosura në aeroportin e Batajnicës se “deri tani kurrë nuk ka parë diçka të tillë”.

Vuçiq pasi i sheh sistemet raketore ruse nga entuziazmi fillon të flasë rusisht

“Kam qenë nëpër aeroportet e tyre por diçka të tillë nuk kam parë, thjesht kur lexoni apo shikoni nëpër sajte mendoni se nuk është e vërtetë, se është e pamundur, ju duket si përrallë, por “eta pravda” (“është e vërtetë” – në rusisht), ka thënë Vuçiq, transmeton RTS.

Siç ka vlerësuar ai, sistemi “Pancir” i S-400 është “armë e tmerrshme”.

Ai ka thënë se këto sisteme garantojnë “siguri” për gjeneratën e cila vjen.

Serbia në kohë të fundit po armatoset me të madhe me armët ruse derisa Vuçiq pretendon se “ajo ende nuk është e fortë sa duhet, por është më e fortë se që ishte para mandatit të tij”./Insajderi.com.