Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk do të udhëtojë në Berlin për ta takuar kancelaren gjermane Angela Merkel siç ishte planifikuar, por do të bisedojë me të nëpërmes të video-lidhjes.
Presidenti i Serbisë ishte dashur të udhëtojë në Berlin gjatë kësaj fundjave, por kjo vizitë është anuluar për shkak të koronavirusit.
Në vend të takimit në Berlin, Vuçiq dhe Merkel janë marrë vesh që të hënën në orën 12 ta mbajnë një video-konferencë, lajmëron kabineti i Vuçiqit.
Presidenti i Serbisë dhe kancelarja gjermane do të bisedojnë për Kosovën, marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve, situatën në rajon dhe për eurointegrime./Insajderi.com.