3.924 raste me Covid-19 aktive në Kosovë

3.924 raste me Covid-19 aktive në Kosovë

Numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë.

I lartë mbetet edhe numri ditor i të vdekurve nga ky virus. Vetëm gjatë ditës së shtunë u shënuar 9 vdekje të reja, ndërsa 145 raste pozitive, njofton Insajderi.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924./Insajderi.com