3 adoleshentë në Australi filmojnë ikjen nga peshkaqeni

3 adoleshentë në Australi filmojnë ikjen nga peshkaqeni

Dy vëllezër dhe motra e tyre, kanë filmuar momentin kur i shpëtojnë vdekjes së sigurt nga një peshkaqen i cili po lundronte në Bulli Beach në Sydney.

Videoja tregon peshkaqenin i cili e përndjek familjen, përderisa ata bërtasin dhe nguten të notojnë shpejt, raporton BBC, shkruan Insajderi.

“Ne menduam që do të bënin një shëtitje bashkë me familjen deri kur dëgjova Taia-n që po thërriste emrin tim dhe kur u ktheva pashë peshkaqenin,” thotë njëri nga djemtë.

“Peshkaqeni vazhdonte të afrohej… Ishte shumë e frikshme dhe nuk dukej reale,” thotë vëllau i tij.

Taia dhe Baxter e panë peshkaqenin në Bulli Beach në New South Wales. Vëllau i tyre Jobi dhe babai ishin në afërsi.

Scott Hanley, babai i tyre, tregon: “Dëgjova një klithmë që më ngriu gjakun duke ardhur nga drejtimi i fëmijëve. Kur u ktheva, e pashë peshkaqenin që po vinte drejt nesh. Tentova të i qetësojë dhe të ndal panikun dhe të kthehemi shpejt sepse ishim larg bregut për 150 metra.”

Ata arritën të i shpëtojnë tragjedisë falë reagimit të shpejtë të babait të tyre.

Taia thotë se edhe pasi arritën, ajo nuk mund të e besonte këtë dhe vazhdimisht kontrollonte babain e saj nëse është mirë.

Ky ishte peshkaqeni i tretë që u pa në periudhë prej 24 orësh, gjë që është e pazakontë për këtë vend./Insajderi.com