3 hilet që do të na zgjidhin të gjitha problemet e lëkurës

3 hilet që do të na zgjidhin të gjitha problemet e lëkurës

Të gjithëve na ka ndodhur që të hasim probleme me njollat e kuqe. Nëse nuk keni ndryshuar dietën tuaj të ushqimit, apo nëse ato nuk kanë lidhje me hormonet, atëherë problemi qëndron diku tjetër.

Nëse dermatologia do të pyeste:“Keni lëkurë të hidratuar?”, ju mund të përgjigjeni se pini shumë ujë gjatë ditës. Por nuk lidhet domosdoshmërish me këtë! Lëkura e dehidratuar është e karakterizuar nga një mungesë e lagështirës në lëkurë, kjo do të thotë që mund të keni dehidratim edhe nëse keni lëkurë të yndyrshme.

Në raste të tilla mund të vizitoheni te një dermatolog ose të ndryshoni rutinën e kujdesit të lëkurës.

1.Përdorni një tonik, pastrues për fytyrën

Toniku është një produkt i lëngshëm që aplikohet në lëkurë për të ulur yndyrën dhe për të përmirësuar gjendjen e saj. Ai balancon nivelin e pH në lëkurën tuaj, e përgatit dhe e ndihmon për të hapur rrugën për të gjitha serumet e rëndësishme.

2.Shtoni serumin me glicerinë apo Acid Hyaluronic

RENEWAL SERUM WITH WILLOWHERB 32 paund

Ky serum ka një element shumë të rëndësishëm, glicerinën. Këto molekula tërheqin më shumë ujë në lëkurë. Ajo hidraton lëkurën duke rritur thithjen e ujit nga lëkura në epidermë.

3.Hidratimi intensiv natën është një “must” 

liz earle 22

Në fund, përdorja e kremit hidratues natën është po aq i rëndësishëm sa edhe ditën. Keni nevojë në këtë rast për një version intensiv. Mund të zgjidhni diçka vajore në vend të kremit.